Facebook Pixel Code

Balkan ACT Now (albanian)

Që nga janari i vitit 2018, ASTRA – Aksioni kundër trafikimit dhe pesë organizata të tjera partnere nga rajoni: Forumi Ndërkombëtar i Solidaritetit – EMMAUS (Bosnje dhe Hercegovinë), Qendra për të Drejtat e Grave (Mali i Zi), Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (CLCI, Shqipëri), Open Gate La Strada (Maqedonia e Veriut) dhe Komiteti Holandez i Helsinkit po implementojnë fazën e tretë të projektit rajonal BAN III – The Balkans ACT (kundër krimit të trafikimit) Now! Projekti është mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian. Ballkani Perëndimor (BP) është një rajon origjine, destinacioni dhe tranziti kur bëhet fjalë për trafikimin e qenieve njerëzore dhe kjo vlen për të gjitha vendet që marrin pjesë në këtë projekt. Për më tepër, të gjithë bashkë-aplikantët nga BP në këtë projekt janë lider në fushën e anti-trafikimit dhe po luftojnë kundër krimit të organizuar në vendet e tyre përkatëse. Ata janë pjesëmarrës aktivë në zhvillimin e strategjive dhe planeve të veprimit të qeverive të tyre, në nxitjen e ndryshimeve të politikave dhe monitorimin e tyre, në të njëjtën kohë duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për viktimat. Qasja e projektit ka një komponent të fortë rajonal dhe përqendrohet në ndërhyrje specifike, të cilat kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të OJF-ve dhe partnerëve të tyre vendorë, për të analizuar situatën në terren, propozuar zgjidhje të reja, monitoruar dhe raportuar mbi punën e sektorit të drejtësisë.

Faza 3 mbështetet në suksesin e fazave 1 dhe 2 (krijimi i një rrjeti të fortë rajonal të OJF-ve bashkë-aplikante; hartimi i Deklaratës Ballkanike për luftimin e trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore; hartimi dhe testimi i mjetit rajonal të Monitorimit; përgatitja e propozimeve të ndryshme në lidhje me krijimin e një mekanizmi kompensimi për viktimat, përfshirë studimin e fizibilitetit të një fondi shtetëror kompensimi, si dhe një model i Ligjit për fondin e kompensimit; realizimi i fushatave për ndërgjegjësimin e publikut). Më shumë informacion në lidhje me dy fazat e para mund të gjeni këtu.

Faza 3 do të përqendrohet kryesisht në forcimin e bashkëpunimit dhe kapaciteteve të institucioneve, si dhe në miratimin e zbatimin e mjetit të Monitorimit. Kjo do të lejojë një monitorim transparent dhe të përgjegjshëm të shërbimeve cilësore ofruar viktimave, si dhe krahasimin e të dhënave dhe shërbimeve rajonale, duke vendosur parakushtet për krijimin e zyrave të Raportuesit Kombëtar në të ardhmen.

AKTIVITETET

  • Rrjeti i OJF-ve të BP-së është zgjeruar dhe ka përmirësuar kapacitetet për të mbrojtur, analizuar dhe monitoruar politikat, për të prodhuar raporte të pavarura dhe për të realizuar fushata mbrojtëse kombëtare dhe rajonale.
  • Është vendosur bashkëpunimi me institucionet përkatëse shtetërore për rregullimin e mjetit të Monitorimit. Ky i fundit është krijuar për t’iu përshtatur nevojave dhe procedurave specifike kombëtare, si dhe është miratuar si instrument kombëtar.
  • Avokimi për krijimin, themelimin dhe / ose forcimin e institucionit të Raportuesit Kombëtar arrihet përmes shkëmbimit të praktikave dhe vizitave studimore.
  • Janë hartuar dhe paraqitur raporte periodike të pavarura mbi zbatimin e politikave antitrafik dhe mbrojtjen e viktimave, së bashku me konkluzionet, rekomandimet dhe praktikat më të mira nga mjeti i Monitorimit.

REZULTATET E PRITURA

  • Mjeti i Monitorimit dhe përsëritjet e tij ndër vite po sigurojnë transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj procesit të mbrojtjes së viktimave të trafikimit në BP.
  • OJF-të dhe zyrtarët publik që punojnë në fushën e anti-trafikimit kanë kapacitete teknike dhe janë në gjendje të përdorin njohuritë e fituara në punën e tyre të përditshme. Janë vendosur marrëdhënie bashkëpunimi ndërmjet OJF-ve dhe sektorit publik, gjë që hap mundësi për inovacione të mëtejshme dhe avancime në mbrojtjen e viktimave.
Scroll to Top